Hyland u kërkon prokurorëve të luftojnë korrupsionin e të sekuestrojnë pasuritë e paligjshme

28 Janar 2017 - 12:38      

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Collen Hyland, në mbledhjen vjetore me prokurorët ka pasur një mesazh të qartë që lidhet me luftën kundër korrupsionit.

Ka thënë se korrupsioni luftohet edhe duke sekuestruar pasurinë e paligjshme të kriminelëve dhe ka inkurajuar të bëjnë kërkesa të tilla, madje duke kërkuar që kjo bëhet në nivele të larta dhe të mos ketë ndjekje bazuar në prejardhjen etnike.

Ajo tha se njëra nga sfidat ka qenë kur deputetët filluan të hedhin gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit, duke shtuar se Prokuroria e Shtetit e tejkaloi këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kur deputetët filluan të përdorin gazin lotsjellës. Kjo ishte sfidë dhe ju e tejkaluat atë siç duhet. Ju treguat se dhuna nuk ka vend në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Hyland.

Në fjalën e saj, Hyland ka dhënë tri porosi.

“E para, t’i plotësoni vendet në prokurorinë speciale. Së dyti, të rrisni konfiskimin e pasurisë. Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është që kriminelëve tua merrni pasurinë. Duhet të prioritizoni ndjekjen në ato raste që do të keni më shumë ndikim. Qeveria e SHBA ka parë që Kosova është duke ecur në drejtimin e duhur, mirëpo nuk duhet që ndjekjet të bëhen në baza etnike”, tha Hyland.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...