Hoxha: Çelës i suksesit të prokurorit është transparenca dhe llogaridhënia

28 Janar 2017 - 12:10      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në konferencën vjetore të prokurorëve, ku diskutoi për përkushtimin e Ministrisë për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka kompetenca mjaft të kufizuara në drejtim të prokurorisë e gjyqësorit, është kënaqësi e jona që të mund t’ju dalim në ndihmë me vendosjen e politikave më të mira për të funksionuar sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Çelës i suksesit të punës së Prokurorit është rritja e transparencës dhe llogaridhënies dhe se në këtë drejtim janë duke u rishikuar një sërë ligjesh, si ai i Kodit Penal, Procedurës penale, Ligji për gjykatat dhe një sërë ligjesh tjera që përmirësojnë efikasitetin e gjykatave. Do ta keni gjithmonë përkrahjen e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi ministrja Hoxha.


“Me kërkesë të Presidentit, kemi filluar procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Në përgatitjen e ndryshimeve në këto Kode, ne do të përpiqemi që të sjellim praktikat më të mira botërore e të cilat do t’ju mundësojnë prokurorëve, por edhe gjyqtarëve tanë që të luftojnë kriminalitetin në mënyrën sa më efikase. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet problemeve që prokurorët dhe gjyqtarët kanë hasur gjatë punës së tyre për të vënë drejtësi”, theksoi ministrja Hoxha.


Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha vuri në pah se do të jetë gjithnjë e përkushtuar për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e ligjit, njëherëësh ftoi institucionet gjegjëse që të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për fuqizimin e sundimit të ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...