Thaçi ua kujton prokurorëve masakrat për të cilat duhen gjetur kryesit

28 Janar 2017 - 11:21      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ballafaqimi me krimin është sfidë e re por beteja në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve negative duhet të jetë permanente, e vendosur dhe me tolerancë zero.

Ai në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se prokurorët kanë shënuar suksese shumë të rëndësishme por të gjithë presim edhe më tepër, pasi me suksesin e prokurorëve, Kosova do të jetë një vend edhe më i fortë.

“Unë takoj familjarë të masakrave të Mejës që ende nuk e kanë marrë përgjigjen e drejtësisë, takoj familjarë të masakrës në Izbicë, takoj qytetarë, familjarë, shoqata të familjarëve të masakrës së Studimes që ende nuk e kanë marrë përgjigjen nga sistemi i drejtësisë për ato masakra të grave, fëmijëve që janë kryer, gjithashtu takoj dëshmitarë të gjallë të masakrës së burgut të Dubravës, edhe atje nuk e kemi ende përgjigjen e sistemit të drejtësisë, as të ndërkombëtarëve as të vendorëve”, ka thënë Thaçi në takkimin vjetor me prokurorë, përcjell KP. “Kërkoj që të punohet më tepër, por në të njëjtën kohë takoj familjarët e ngjarjeve të dhimbshme të masakrës që ka ndodhur në Staragrackë në Lipjan, ku janë vrarë 40 qytetar, gjithashtu fëmijëve që janë vrarë në Gorazhdec, ku janë vrarë pas luftës, dhe ata nuk kërkojnë asgjë më shumë përveç drejtësisë të cilën duhet ta ofroni ju prokurorë”, tha ai.

Ai U ka thënë prokurorëve që do të jenë patriotët e shtetit, vetëm nëse ballafaqohen me krimet më të rënda dhe më të ndjeshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...