28 Janar 2017 - 10:56
Lumezi në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se para sistemit prokurorial mbesin shumë sfida që mbesin të realizohen, por shprehu bindjen se do të ia dalin.
“Në të ardhëm ju nuk duhet të pritni nga Zyra e Kryeprokurorit të Shteti të iu jepen udhëzime të cilat janë objekt interesimi i mediave dhe shoqërisë, këtë mund ta bëni edhe vet duke iu dhënë prioritet rasteve më të rënda. Ju duhet ta shihni që prokurori i shtetit drejton dhe mbikëqyrë në fazën e hetimeve dhe besoj që gjatë periudhës vijuese do të dëshmoni se jeni të gatshëm t’i përgjigjeni kësaj detyre”, ka thënë Lumezi, përcjell KP.
Sa i përket krimeve të luftës, Lumezi ka thënë se nuk mjafton fakti se në periudhën e mëparshme prokurorët nuk kanë pasur kompetencë ekzekutive në trajtimin e këtyre rasteve.
“Sot trajtimi i rasteve të krimeve të luftës është në kompetencë të prokurorëve vendorë. Jam i vetëdijshëm që do të jetë shumë vështirë por nga ju në këtë drejtim pres rezultate konkrete”, ka thënë Lumezi. “Qasje serioze duhet të keni edhe në trajtimin dhe zbardhjen e rasteve të cilat janë të identifikuara në letrat e presidentit të shtetit në mënyrë që të identifikohen ngjarjet dhe zbulimi i identitetit të kryerësve të këtyre veprave penale dhe të njëjtit t’i vëmë para drejtësisë”, tha ai.
Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar është funksionalizuar departamenti për krimet e luftës, ku prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ndërmarrë 62 vendime për fillimin e hetimeve e këtyre veprimeve dhe 57 raste kanë kërkuar urdhër-arrest ndërkombëtar.
Lumezi ka kërkuar që të rritet buxheti në mënyrë që të gjitha prokuroritë të kenë zëdhënësin e tyre për media.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...