Basha tregon se çfarë foli me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman

28 Janar 2017 - 10:46      

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka treguar se në Bundestagun gjerman ka zhvilluar dje një takim dhe drekë pune me disa nga drejtuesit kryesorë të tij, përfshi Kryetarin e Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Energjisë Andreas G. Lämmel, Kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Krizave Thorsten Frei, si dhe Këshilltarin Politik të shumicës parlamentare CDU-CSU Hans-Joachim Falenski.

“Çështja kryesore e bisedës ishte plotësimi i kushteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Parlamentarët gjermanë më rishprehën edhe një herë vëmendjen dhe mbështetjen e tyre të pandryshuar për Shqipërinë. Por ata ripërsëritën qëndrimin e Bundestagut se vetëm reformat serioze dhe rezultatet konkrete kundër krimit të organizuar e drogës, dekriminalizmit të politikës, zbatimit të reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira do ta bindin Bundestagun të hapë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, ka shkruar Basha, në profilin e tij në Facebook.

Basha tregon se me parlamentarët gjermanë bisedoi gjithashtu për reformat e thella ekonomike dhe politike që, siç ka thënë, ka nevojë Shqipëria dhe vizionin e alternativën time politike dhe ekonomike për të ardhmen e vendit.

“Politikanët gjermanë u shprehën të kënaqur që prioritetet e opozitës janë edhe prioritetet e BE-së për Shqipërinë dhe më inkurajuan në përpjekjet për zbatimin e tyre. Prej tyre mora mbështetje të plotë dhe gatishmërinë për të më ndihmuar për realizimin e vizionit për ndryshimin e Shqipërisë, duke filluar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe pastaj me një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të njerëzve”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...