Klosi: E shkuara po rikthehet në Ballkan

28 Janar 2017 - 07:00      

Dy muaj pas inaugurimit të Zyrës Rajonale Rinore (RYCO), përfaqësuesit e gjashtë vendeve të rajonit janë mbledhur sërish të premten në Tiranë për të zgjedhur Bordin që do ta drejtojë zyrën që lindi si rezultat i procesit të Berlinit, iniciuar nga kancelarja Angela Merkel në gusht të vitit 2014.

Kryetar i Bordit të Zyrës Rajonale Rinore (RYCO) është zgjedhur ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë së Shqipërisë, Blendi Klosi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që homologu i tij nga Kosova, Kujtim Shala, i ka kërkuar kryetarit të Bordit, pikërisht ministrit Klosi, që të bllokojë procesin e zgjedhjes së përfaqësuesit të Serbisë si sekretar i përgjithshëm i RYCO-s, pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...