LDK publikon financat, s’pranon se këtë e bëri me kërkesë të BE-së

27 Janar 2017 - 21:42      

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës ka publikuar më në fund financat e partisë, por për këtë ka thënë të jetë bërë shkas një kërkesë e liderit.

“Pas kërkesës së mëhershme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafës, në linkun më poshtë mund të gjeni raportet financiare të LDK-së. LDK, po ashtu, ka kërkuar nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike. Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka aktivizuar edhe uebfaqen zyrtare ku do të bëhet publik dhe transparent çdo shpenzim dhe çdo pasqyrë financiare”, thuhet në njoftimin zyrtar të LDK-së.

Aty i bashkon edhe linkun ku mund të gjenden raportet financiare: http://www.ldk-ks.eu/

Koha.net mbrëmë raportoi PDK e LDK kanë pranuar të paraqesin publikisht financat vetëm pasi këtë e kërkoi BE-ja.

“Koha Ditore” ka siguruar një komunikim të brendshëm të KQZ-së, për një takim që ka ndodhur mes zyrtarëve të saj dhe atyre të BE-së. Takimi kishte ndodhur më 11 janar. Pas tij, Miradije Mavriqi, kryetare e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ u shkruan anëtarëve të këtij institucioni. Detajet mund t’i lexoni KËTU

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...