Nishani dekoroi 35 familje që strehuan hebrenjtë

27 Janar 2017 - 20:09      

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar sot, dekoroi 35 familje dhe individë shqiptarë, të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë veprimtari përkujtimore dhe vlerësimi, ishin të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit, si kreu i Kuvendit Ilir Meta, deputetë, anëtarë të Qeverisë dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Presidenti i Republikës u ndau dekoratën “Nder i Kombit”, në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri, për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë 35 familjeve, transmeton KP.

Sipas Presidentit Nishani, ka qenë qëllimi dhe dëshira e tij prej vitesh që roli dhe kontributi i patjetërsueshëm i shqiptarëve në strehimin, mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit të vihet në pah botërisht dhe mbi të gjitha, të vlerësohet duke marrë nderimin dhe vendin e merituar në histori, të cilat u takojnë plotësisht.

“Është në nderin dhe privilegjin tim, si kryetar i shtetit shqiptar, t’i vlerësoj e t’i shpall të gjithë ata që duke mbrojtur qoftë edhe një jetë të vetme, shpëtuan mbarë njerëzimin: “Nder i Kombit” shqiptar!”, deklaroi Nishani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...