I suspenduar nga dhjetori i 2015-s, zyrtari i MTI-së vazhdon të marrë 50 % të pagës [video]

27 Janar 2017 - 20:50      

Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Xhemajl Syla, ndaj të cilit rishtazi u ngrit aktakuzë, ishte suspenduar nga dhjetori i vitit 2015.

Zyra për media e kësaj ministrie nuk ka dhënë informacione për arsyet e suspendimit, por vetëm ka konfirmuar se ai vazhdon të mos paraqitet në punë, e vazhdon të marrë 50% të pagës.

Syla dhe bashkëpronari i kompanisë MDA, Luan Dalipi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ligji dhe rregullorja nuk kishin vlejtur për këtë ministri në një rast më herët, kur me gjithë suspendimin, pagën e plotë ia kishin dhënë një zyrtari në Departamentin e Ndërtimtarisë.

Zyrtari në fjalë, sipas raportit të auditorit, kishte marrë pagën e plotë pa punuar fare nga data 10 shtator deri në nëntor të vitit 2015, e ministria, ishte arsyetuar se një lëshim i tillë, ndodh për shkak se nuk kishin marrë një raport nga Policia e Kosovës.

Analistët, megjithëse shprehen për kufizimin e periudhave të suspendimit, si pjesë të këtij problemi e shohin edhe stërzgjatjen e proceseve gjyqësore.


I suspenduar nga dhjetori i 2015-s, zyrtari i... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...