Absurde dhe e pabazuar po konsiderohet kërkesa e mbrojtjes së aktivistëve të LVV-së [video]

27 Janar 2017 - 19:13      

Absurde dhe e pabazuar në ligj po vlerësohet kërkesa për përjashtimin e krejt Prokurorisë Speciale nga rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Kjo është hera e parë në praktikën gjyqësore që bëhet një kërkesë e tillë, marrë parasysh që Prokuroria Speciale është kompetente për ndjekje penale të veprave të caktuara, siç është ajo e terrorizmit.

Kërkesa që pos prokurorit Abdurrahim Islami, të përjashtohet nga ndjekja edhe krejt Prokuroria Speciale, është bërë nga mbrojtja e Atdhe Arifit.

Arsyetimi është se komplet Prokuroria Speciale është e instrumentalizuar nga politika.

Por, kërkesa që ende nuk ka marrë përgjigje po vlerësohet nga njohës të fushës si e pakuptimtë dhe e pabazuar në ligj.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë për KTV-në se zyrtarisht ende nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë. Kështu nuk ka sqaruar as procedurën se çka ndodh dhe kush vendos tani për kërkesën e mbrojtësve të anëtarëve të VV-së.


Absurde dhe e pabazuar po konsiderohet kërkesa... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...