Raport i KTV-së për dorëheqjen e Agron Selimajt nga posti i të parit të AKI-së [video]

27 Janar 2017 - 19:06      

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.

Në letrën dërguar presidentit dhe kryeministrit, Selimaj nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye për dorëheqjen, përveç se ka cekur se është koha që t’i përkushtohet familjes së tij.

Po ashtu, në këtë letër, Selimaj i ka vlerësuar si vitet më të suksesshme të karrierës së tij, udhëheqjen e AKI-së.

KTV-ja ka mësuar përmes burimeve, se arsye për dorëheqje është mungesa e informacioneve për ngjarjet në veri.

Sipas burimeve, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, nuk i kishte dhënë mjaftueshëm informata paralajmëruese Qeverisë dhe Presidencës.

Selimaj ishte në krye të AKI-së që nga viti 2015.


Raport i KTV-së për dorëheqjen e Agron Selimajt... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...