Veseli viziton familjen e dëshmorit Edmond Hoxha, thotë se të gjithë kanë obligim ruajtjen e lirisë

27 Janar 2017 - 17:25      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në prag të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ka vizituar sot familjen e Edmond Hoxhës në Junik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ai është pritur në familjen Hoxha nga nëna e Edmondit, Nurije Hoxha, thuhet në komunikatë.

Ajo konsideron se vizita e kryeparlamentarit është një shenjë e përkujdesjes institucionale dhe vlerësim të veprës së të rënëve për lirinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kreu i Kuvendit, duke çmuar lart sakrificën e heronjve, ka deklaruar se gjendet në Junikun e besëlidhjeve shqiptare, për t’u përulur para Heroit të Kombit, Edmond Hoxha, si dhe për të treguar se sa e shtrenjtë është liria dhe sa i rëndësishëm është shteti i Kosovës dhe ruajtja e sovranitetit të tij.

Veseli ka vlerësuar se ky është çmimi të cilin e pagoi Kosova, duke ia dhënë lirisë së saj djemtë më të mirë.

"Sot është obligim i të gjithëve që ta ruajmë këtë liri dhe të ecim përpara. Ky ishte edhe amaneti i dëshmorëve, të kemi një shtet të fuqishëm e të pavarur dhe të mos lejojmë që ta cenojë askush. Ky është edhe zotimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, për ruajtjen e shtetit tonë, mbrojtjen e sovranitetit dhe zhvillimin e Kosovës", ka thënë Veseli.

Veseli, po ashtu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te shtatorja e Heroit Edmond Hoxha, si dhe te varri i veprimtarit Xhavit Hoxha dhe te vendi i rënies së dëshmorit Bedri Shala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...