27 Janar 2017 - 15:54
Delegacioni i përbërë nga kryetari i delegacionit të përhershëm, Xhavit Haliti, dhe anëtarët: Aida Derguti e Slobodan Petroviq, është duke marr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, e cila është duke zhvilluar punimet nga data 23-27 janar 2017.
Bazuar në Rezolutën 2094 të vitit 2016, Kuvendit të Kosovës i është ofruar e drejta që të përfaqësohet me delegacion në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në ditët e ardhshme, Byroja e APKE-së do të miratojë të drejtat e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE.
Delegacioni i Kuvendit te Kosovës, i ftuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit, Pedro Agramunt, ka zhvilluar një takim, në të cilin është njoftuar me mundësitë që do të ketë për të funksionuar i barabartë me delegacionet tjera në APKE.
Po ashtu, me ftesë nga Delegacioni përfaqësues i shtetit të Gjermanisë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një takim, në të cilin temë e diskutimit ishte, të drejtat e delegacionit përfaqësues të Kosovës në APKE. Delegacioni Gjerman nën udhëheqjen e z. Axel E. Fischer, i cili është edhe nënkryetar i APKE-së, uroj delegacionin përfaqësues të Kosovës për arritjet në APKE dhe shprehu mbështetjen e delegacion Gjerman në procesin e anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në APKE.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës, ka takuar edhe përfaqësuesen nga shteti i Luksemburgut, ish-kryetare e APKE-së (2014-2016), znj. Anne Brasseur, e cila, po ashtu ka uruar delegacionin e Kosovës për punën e madhe dhe për arritjet në procesin e përfaqësimit në APKE.
delegacioni i Kosovës të ketë të drejtën e barabartë, sikurse e parasheh rezoluta 2094 (2016), neni 13, që delegacioni i Kosovës të ketë të drejtën e fjalës dhe ulësen në APKE.
Delegacioni i Kosovës, ka fituar të drejtën e fjalës në të gjitha komisionet dhe nen-komisionet, si delegacion me të drejta të plota APKE.


© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...