Qeveria miraton Programin për Reforma në Ekonomi 2017

27 Janar 2017 - 15:52      

Prishtinë, 27 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Programin për Reforma në Ekonomi 2017. Po ashtu ajo ka ka emëruar zëvendësdrejtorin e përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka aprovuar Raportin vjetor financiar (me të dhëna preliminare) për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2016.

Programi për Reforma në Ekonomi 2017 përfshin në dialogun e strukturuar mbi qeverisjen ekonomike si pjesë e bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai është bazë e këtij dialogu dhe është hera e tretë që Qeveria dorëzon azhurnimin e këtij dokumenti në Komisionin Evropian.

Ky program e vendos agjendën e reformave me një kontekst më të fokusuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova, si çdo shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor, këtë dokument e dorëzon në Komisionin Evropian, në cilësinë e një shteti që fillon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian brenda procesit të Stabilizim Asociimit, si partner i barabartë.

Kryeministri Mustafa potencoi rëndësinë që ka ky program në reformat që duhet bërë në suaza të integrimit evropian të Kosovës.

“Është një Program i cili është bashkërenditur me të gjitha ministritë dhe me të gjitha zyrat, është bërë konsolidimi i të gjitha këtyre prioriteteve mbi bazën e asaj se çfarë mund të realizohet në vitin 2017. Është një dokument tepër i rëndësishëm për ne, sepse na ndihmon që edhe të krijojmë një ndërlidhje me Programin e Stabilizim Asociimit, por edhe me Bashkimin Evropian në përgjithësi në implementimin e përcaktimit të të gjitha reformave që duhet të bëjmë në suaza të integrimit tonë evropian”, tha kryeministri Mustafa.

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për përkrahje financiare të studentëve të Universitetit të Prishtinës për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar nga Universiteti Harvard në SHBA. Grupi përbëhet prej dhjetë studentëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...