Ministria e Financave mbledh Ekipin Koordinues për zbatimin e MSA-së

27 Janar 2017 - 15:31      

Nën organizimin e Ministrisë së Financave është mbajtur sot takimi i parë i Ekipit Koordinues për monitorimin e zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2017, i cili është i themeluar me vendimin e ministrit të Financave, Avdullah Hoti, më 24 janar 2017.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr.06/22 për Inicimin e Programit të PKZMSA, Ministria e Financave është institucioni përgjegjës për 9 kapituj të PKZMSA.

Në këtë takim, ministri i Financave Avdullah Hoti kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet relevante në zbatimin e masave të përcaktuara në 9 kapituj përkatës të PKZMSA-së.

“Rëndësia e zbatimit të këtij Programi qëndron në faktin se adreson zbatimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e parë Kontraktuale e Kosovës me BE-në – Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA)”, shtoi Ministri Hoti.

Ai gjithashtu kërkoi që me rastin e takimeve të Nënkomiteteve të Stabilizim Asociimit, institucionet relevante të rrisin nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që t’i paraqesin sa më mirë të arriturat dhe sfidat në fushën e zbatimit të MSA-së.

Sipas ministrit Hoti, ky përkushtim duhet të jetë i vazhdueshëm edhe pas takimeve të nënkomiteteve, me qëllim që konkluzionet e dala nga këto takime të adresohen.

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se ekipi teknik do të jetë aktiv në përgatitjen e analizave dhe raporteve të zbatimit të PKZMSA, në mënyrë që sfidat e identifikuara të paraqiten në Ekipin Koordinues, i cili do të marrë vendime për masa konkrete për tejkalimin e ngecjeve të identifikuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...