“Ultimatum” i Nikoliqit për SHBA: Na tregoni çfarë mendoni për Kosovën

27 Janar 2017 - 15:26      

“Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA”, ka thënë kryetari serb Tomislav Nikolaq, transmeton Koha.net.

Ai pret që presidenti i ri i SHBA-së Donald Trump të ndalë luftërat dhe konfliktet verbale, të cilat, sipas tij i ka nisur administrata para tij.

Në një intervistë për TV portugez, transmeton FoNet, i pyetur për politikën e SHBA për Kosovën, Nikoliq ka theksuar se pret që administrata e re të deklarohet, ndërsa mendon se administrata e shkuar ka bërë shumë probleme që Trumpit mund t’ia lidhin duart.
"E di se nuk do të jetë aq keq siç ka qenë e keqe administrata e shkuar. Edhe po ta bëjë më së keqi atë që e flet, administrata e Donad Trumpit, ajo kurrë nuk do të jetë më e keqe se ajo që do ta bënte Hillary Clinton”, ka thënë Nikoliq.

"Nuk mundet Amerika t’i u thotë serbëve e shqiptarëve: Bëjuni të mirë dhe bisedoni si ka hije nëse i vë sanksione Rusisë. Nuk mundet Amerika të jetë arbitri kryesor kush si guxon të sillet në botë”, ka shtuar kryetari serb.

Në këtë intervistë Nikoliq i ka dërguar ultimatum SHBA-së: Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA.

Ai, duke shpresuar se kanë marrë fund njohje e mëtejme të shtetit të Kosovës,  ka folur për marrëveshjen e Brukselit e cila, sipas tij, kishte paraparë që të gjitha kompetencat që Beogradi ia paska dhënë Prishtinës, Prishtina t’ia japë Asociacionit të Komunave serbe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...