Përzgjidhen 9 anëtarët e Këshillit shqiptar të Emërimeve në Drejtësi

27 Janar 2017 - 14:18      

Tiranë, 27 janar - Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u hodh të premten shorti për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Nga procedura e shortit u përzgjodhën personat e mëposhtëm:

1. Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese

2. Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese

3. Mirela Fana nga Gjykata e Lartë
4. Rovena Gashi nga Prokuroria e Pergjithshme
5 .Brikena Ukperaj Lubonja nga Gjykata e Apelit
6. Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit
7. Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
8. Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
9. Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.

 

Para hedhjes së shortit, që u konsiderua mjaft i rëndësishëm nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm në këtë organizim, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi shprehu shqetësim për mjaft kandidatë, të cilëve, sipas saj, iu mohua e drejta për të qenë pjesë e procesit. “Kriteret janë zbatuar në mënyra të ndryshme dhe janë mbajtur standarte të ndryshme. Kandidatët nuk kanë ditur se cila është lista e personave që kanë kaluar dhe atyre qe janë përjashtuar. Janë venë para faktit të kryer pa u dhënë mundësi për ankimim”, u shpreh Hysi.

Por, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla pohoi se për procesin është ndjekur gjithë praktika ligjore. Ndërsa kryeparlamentari Meta, tha se është në dijeni vetëm për një gjyqtar, i cili shfaqi pretendime. Por, dhe ky, pasi u njoh me kriteret, u tërhoq, pasi nuk i përmbushte ato(kriteret), shtoi Meta.

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon organizimin dhe funksionimin e KED-së.

Sipas nenit 157 të këtij ligji, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kandidatëve jo gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon më datën 1 janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese; një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative.
Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë, citohet ligji.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...