27 Janar 2017 - 13:55
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se roli dhe ndikimi në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe punëtorëve në veçanti, do të marr një rol më të vlerësuar, andaj edhe ky zhvillim i përket nivelit evropian, transmeton kp .
Ai shtoi se MPMS mirëpret kthimin sindikatës në këshillin ekonomik social, në mënyrë që të trajtohen të gjitha problemet e punëtorëve në përgjithësi. Sipas Abrashit, kjo pritet të forcohet edhe nga plotësimi i ligjit që do të ndodh këtë vit, pasi që është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se tashmë sindikatat në Evropë po i bashkojnë forcat në luftimin e padrejtësive, mbrojtjen e të drejtave si dhe përmirësimin e kushteve për punëtorët. Ai tha se përmes këtij memorandum mirëkuptimi, këto dy sindikata do të mundësojnë ngritjen e zërit në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Republikën e Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se Republika e Kosovës ka nevojë për një zë unik i cili përfaqëson të gjitha sfidat me të cilat përballen punëtorët, andaj edhe pas nënshkrimit të kësaj përpjekjeje të re për ndryshim, presin që edhe federata dhe sindikata të tjera t’i bashkohen kësaj kauze me qëllim të angazhimit maksimal për të ngritur zërin sindikal në vend.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...