Gecaj s’e njeh veten për profesionist kufijsh, por as Isufin e Bulliqin

27 Janar 2017 - 13:15      

Zëvendësministri i Ministrisë për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një postim të vetin në Facebook, ka shtruar disa pyetje për Shpejtim Bulliqin e Florim Isufin lidhur me punimet e pikëpamjet e tyre rreth formimit të Komisionit për matjen e territorit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Pasi vetë pranon të mos jetë profesionist i fushës me të cilën merret në këtë rast, matjen e territorit dhe demarkacionin, ai ka shtruar disa pyetje për deputetin e LDK-së Bulliqi dhe ekspertin Isufi të cilët i quan “ekspertë”.

Ky është postimi i Gecajt:

“EKSPERTËT” ME INATIN MË TË MADH SE ARSYEN

“Ekspertët” Bulliqi e Isufi, paskan dal prapë kundër komisionit për matjen/llogaritjen e hapësirës gjeografike administrative të Republikës së Kosovës. Edhe pse unë nuk jam profesionist i kësaj fushe kam disa pyetje për këta “ekspertë”:

1. A kanë bërë matje të territorit në terren me rastin e konstatimit se Republika e Kosovës ka bilanc negativ të hapësirës gjeografike, pas delimitimit të kufirit? Nëse jo, çfarë dokumentacioni hartografik është përdorur për të ardhur deri tek një konstatim i tillë?

2. Nëse “ekspertët” Bulliqi, Isufi e Ahmeti kanë ardhur në përfundim se Kosova po humb territor, duke u bazuar nga hartat e ushtrisë Jugosllave, shtrohet pyetja pse komisioni qeveritar për matjen/llogaritjen e territorit të Kosovës nuk mund të bazohet në të dhëna kadastrale të prodhuara nga Zyra Gjeodezike e KSAK gjatë viteve 1974-1988?

• Ju “ekspertë”, që e keni inatin më të madh se arsyen, nëse nuk keni përgjigjen në këto pyetje, mund të konstatojmë lirisht se edhe një herë, si zakonisht, ja keni “futë kot” metodologjisë për kundërshtimin e matjeve të territorit të Kosovës!

• Aman bre gjeografë të Kosovës, a mund të jepni sqarime ma profesionale, sepse na keni lodhë me deklarata të mëdha se do të dilni me fakte të reja, e veç po vizatoni hartat e njëjta të ushtrisë së Jugosllavisë? Nostalgji se jo mahi...!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...