Oliver Ivanoviq thotë të jetë kundërpeshë e Ramush Haradinajt

27 Janar 2017 - 13:21      

Sot bëhen tri vjet qëkur Oliver Ivanoviq është arrestuar me akuzën për krime lufte ndaj shqiptarëve në Mitrovicë. Ai për veten e vet ka thënë se mund të jetë kundërpeshë e liderit të UÇK-së Ramush Hradinaj, raporton KTV.

Ivanoviq për këto akuza, më 21 janar të vitit të shkuar, është dënuar me nëntë vjet burgim.

Sot, pothuaj të gjitha mediet e Beogradit, duke e përkujtuar këtë “përvjetor” fajësojnë drejtësinë e EULEX-it e të Kosovës për siç thonë, mangësi e mos respektim të fakteve, ndërsa Gjykata e Apelit pritet që të dalë edhe një herë me një mendim të ri për rastin më së largu më 31 janar.
Disa nga këto medie edhe e shohin lirimin e shpejtë të tij, ose rigjykimin.

Për lirimin e shpejtë të Ivanoviqit është optimist edhe i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq
Një hap më larg për “lirinë e pafajësinë e vet” ka shkuar vetë Oliver Ivanoviq.
Ai, nga burgu duke shkruar për gazetën “Veçernje novosti”, ka thënë se e mund të jetë kundërpeshë e liderit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Ivanoviq nuk e ka sqaruar çfarë do të thotë “kundërpeshë” në këtë rast dhe a mund të ndërlidhet “kundërpesha” e tij me arrestimin e Haradinajt në Francë më 4 janar të këtij vit dhe se, sidomos, a mund të shndërrohet kjo “kundërpeshë” në këmbim të lirisë apo të burgimit të ndërsjellë:

"Nuk jam optimist se Haradinaj do t’i dorëzohet drejtësisë serbe, por ekziston shansi që ai nga Parisi të shkojë drejt e në Hagë para Gjykatës Speciale. Kjo edhe do të shkaktojë pasoja politike në Kosovë pasia Qeveria nuk ka forcë reale”, ka shkruar ai duke shfaqur besimin se do ta mundë “padrejtësinë”.

Në këtë shkrim Ivanoviq ka dhënë edhe leksione politike duke theksuar se nuk ka kuptim që të pritet më formimin e Asociacionit e Komunave serbe:

"Për këtë jam që me një veprim të shpejtë të formohen organet e AKS-së, para së gjithash kuvendi dhe këshilli i përkohshëm ekzekutiv. Kështu do t’i kishim dërguar mesazh të qartë Prishtinës se më nuk do ta durojë obstruksionin e saj”, ka shkruar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...