27 Janar 2017 - 12:36
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për përcjelljen e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të të miturve që e kanë shkelur ligjin.
Marrëveshja e nënshkruar ka për synim ofrimin e të dhënave, analizave dhe rekomandimeve nga përcjellja (monitorimi) e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it për Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të përdoren vetëm për qëllim të kontributit në fushën e mbrojtjes së të miturve në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Çelaj me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e KOMF për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me Ministrinë e Drejtësisë duke u zotuar në respektimin dhe implementimin e marrëveshjes për përcjelljen e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...