Rikthehen temperaturat nën zero në Shqipëri

27 Janar 2017 - 11:32      

Të dhënat e fundit nga Meteoalb tregojnë se temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm.

“Orët e ardhshme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore. Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore”,- njofton Meteoalb.

Ulja e temperaturave do të vijojë edhe gjatë fundjavës, kur pritet që moti të jetë edhe më i ftohtë.

“Që nga mesi i javës dhe deri në fund të javës, moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ditën e premte dhe gjatë gjithë fundjavës”, thuhet në parashikim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...