27 Janar 2017 - 09:35
Ky fakt vjen në vëmendje nga Auron Tare, i cili shprehet se media amerikane ka nderuar grupin amerikan të mjekëve që shpëtuan gjallë, siç është rasti i Harold Hayes, personazhi i fundit i kësaj historie që u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 94-vjeçare.
“I nisur nga aerodromi i Barit me një C4, si pjesë një ekipi mjekësor amerikan, ai e gjeti veten papritur në malet e Shqipërisë, një vend i vogël ballkanik për të cilin askush nuk kishte dëgjuar ndonjëherë. Ekipi mjekësor prej 30 vjetësh kishte ndër të tjera edhe 13 infermiere për të cilat është shkruar pas viteve ‘90. Aventurat shqiptare të amerikanëve janë shumë interesante dhe kam pasur fatin që të takoj me disa prej protagonistëve të këtij grupi për të cilët politika dhe media amerikane e kohës u angazhua maksimalisht për t’i nxjerrë nga Shqipëria të padëmtuar”, shkruan në rrjetet sociale Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
“Çuditërisht, kur kam udhëtuar në Jugun e Shqipërisë pas ’90-ës, në malet e Labërisë, thotë ai, legjenda e amerikanëve “që lyenin buzët me të kuq dhe kishin çorape najloni”, kishte mbetur ende e gjallë ndër banorët e vjetër të zonës”, thekson Tare.
“Harold Hayes ishte personazhi i fundit i kësaj aventure i cili në moshën 94-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë. Gazeta e famshme, New York Times për të nderuar grupin amerikan të mjekëve që shpëtuan gjallë, i dedikon një artikull Harold Hayes si për të na kujtuar që heroizmat e ushtarakëve të Luftës së Madhe ende nderohen në botën e qytetëruar”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...