27 Janar 2017 - 06:30
Kjo, pasi Komisioni në fjalë ka thirrur mbledhje “fshehurazi” për të enjten, duke mos e publikuar atë as në uebfaqe të Kuvendit të Kosovës, ku zakonisht publikohen të gjitha mbledhjet e komisioneve, shkruan sot Koha Ditore.
“Arsyeja” e kryetares së këtij Komisioni, Xhevahire Izmaku, dhe anëtarëve të tjerë nga partitë në pushtet ka qenë që Ligji është në amendamentim dhe se nuk dëshirojnë që të “pengohen” gjatë punës.
Edhe pse kjo është kundërshtuar nga anëtarët e Komisionit që vijnë nga opozita, propozimi për mbylljen e mbledhjes u votua nga anëtarët e tjerë të Komisionit që vijnë nga partitë në pushtet.
Pa prani të mediave, anëtarët e Komisionit kanë miratuar amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e Ligjit për RTK-në për t’i përcjellë në Qeveri, që më pas kjo e fundit ta dërgojë në Kuvend për miratim. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...