27 Janar 2017 - 07:00
Haradinaj, që u ndalua nga autoritetet franceze në fillim të janarit po vazhdon të mbrohet në liri në Francë, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim, shkruan sot Koha Ditore.
Teksa ka treguar se nuk ka pasur ndonjë urdhër nga ai për arrestimin e Haradinajt, Schwendiman në përgjigjen dërguar gazetës përmes zyrës së tij ka thënë se nuk komentojnë se kush mund të jetë subjekt i ndjekjes penale.
“Prokurori special nuk komenton mbi hetimet që janë duke vazhduar. As atë se kush mund të jetë subjekt i mundshëm i ndjekjes penale, ose kush nuk mund të jetë, as se kur mund të ketë aktakuzë apo kur do të ngrihen këto aktakuza”, ka thënë Schwendiman teksa është pyetur se si do të vepronte nëse i kërkohet ta marrë në shqyrtim rastin e Ramush Haradinajt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...