Kajtazi e Molliqaj përplasen në Rubikon për “Rastin Dehari” [video]

26 Janar 2017 - 21:20      

Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se një gazetar ashtu siç di të kritikojë, duhet të dijë edhe t’i pranojë kritikat.

Molliqaj ka thënë se dënon rëndë çdo akt kërcënues ndaj një gazetari edhe pse siç thotë Molliqaj, gazetari nuk është i paprekshëm dhe ndonjëherë mund edhe të përballet me kritika më të rënda.

“Më mirë është më thënë unë pretendoj se është kështu se sa unë sjella fakte të reja... Unë nuk mendoj që gazetari është i shenjtë, vetëm jeta e njeriut është e shenjtë”, ka thënë ai.

Përball tij, gazetari Vehbi Kajtazi iu kundërpërgjigj duke i parafrazuar disa nga deklaratat e lëshuara më herët nga pjesëtarë të po kësaj lëvizje.

“Po veç jo me thënë që ‘kur vijmë në pushtet kemi me ju heq zvarrë’”, ka thënë Kajtazi. “Por jo me të quajt ‘klysh i pushtetit’, jo me të quajt ‘njeri i aferës Pronto’ kur unë isha ai që i kisha nxjerrë ato afera”.


Kajtazi e Molliqaj përplasen në Rubikon për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...