Molliqaj i quan pretendime të pabazuara fjalët e Kajtazit se Dehari u vetëvra

26 Janar 2017 - 21:12      

“Shkrim me pretendime vetanake dhe jo fakte” e ka quajtur shkrimin e gazetarit Vehbi Kajtazi, “Vrasja e shumëfishtë e Astrti Deharit”, sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj për Rubikon të KTV-së.

Ai theksoi se brenda tekstit nuk ka hasur as edhe me një fakt.

“Faktet nënkuptojnë fakte për rastin e Astrit Deharit. Ky ka paraqitur raste që kanë ndodhur në botë. Janë pretendime tuat që i bazon se ka vetëvrasje edhe më të rënda në botë”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj theksoi se prokurori Metush Biraj ka deklaruar se nuk janë afër mbylljes së rastit dhe deri sot asnjë hetim nuk e thotë se Dehari u vetëvra.

Ai përmend edhe ditarin e të ndjerit, i cili tregon se Dehari nuk ka pasur gjendje të rëndë psikike për të kryer vetëvrasje.

“Astrit Dehari ka pasur puls dhe frymëmarrje të rregullt. Ndërsa nga të gjithë ekspertët ka qenë se Dehari ka vdekur nga asfiksia. Qysh është e mundshme që dikush që ka vdekur nga asfiksia të ketë puls dhe frymëmarrje të rregullt”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...