Molliqaj tregon pse janë jokredibilë dëshmitarët e pse “duhej arrestuar” Visar Ymeri [video]

26 Janar 2017 - 20:47      

Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj theksoi se persona të cilët mashtrojnë shtetin, bazuar në mospagesën e taksave, kanë prirje ta bëjnë të njëjtën gjë edhe si dëshmitarë.

Përvec tjerash, Molliqaj theksoi se njëri nga dëshmitarët fillimisht nuk e ka njohur fare Astrit Deharin ndërsa lidhur me Adea Batushën ka pasur paqartësi tjera.

“Nuk janë dëshmitarë të rastit, janë dëshmitarë të shitblerjeve ilegale. Po ashtu, ndoshta ju ka ikë por nuk ka dëshmi që motori është shit, nuk ka asnjë fotografi të aktivistëve tonë bashkë me pronarin. Nuk ka kurgjë, tash duhet me pas ose transaksion, kontratë shit blerjes, për me qenë kredibil duhesh me pas”, ka thënë Molliqaj.

Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se Prokuroria me përgjimin e Frashër Krasniqit si provë në rastin për të cilin akuzohet do të duhej ta arrestonte edhe kreun e këtij subjekti, Visar Ymerin.

Përgjimi flet për një bashkëbisedim të Krasniqit me Ymerin ku ky i fundit i thotë se duhet të lëshojnë një deklaratë për shkak të akuzave të kryeministrit Mustafa.

“Janë përgjimet me Frashër Kransiqin i cili ka ndihmuar Vetëvendosjen me kamera, i cili në proces me siguri do të bëhet dëshmitar i palës mbrojtëse, ka bërë hajgare me Frashërin dhe është një diskutim tjetër i Frashërit me Visar Ymerin i cili ka kërku që ta bëj një deklarim ndaj asaj që po na akuzon Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj theksoi se kësisoj nëse Ymeri e din se Frashëri ka bërë dicka të tillë dhe po vazhdon ta mbroj atë, atëherë duhet të arrestohet edhe Ymeri.


Molliqaj tregon pse janë jokredibilë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...