Nëse s’ka përputhje të ADN-së nuk do të thotë se ata s’e kanë kryer veprën, thotë Kajtazi

26 Janar 2017 - 20:30      

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me një pjesë të shoqërisë civile po tregohen të anshëm në rastin e aktivistëve të këtij subjekti të cilët akuzohet për veprën penale të terrorizmit.

Kështu u shpreh gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi rastin Dehari dhe procesin gjyqësor ndaj aktivistëve të LVV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje por edhe një pjesë e shoqërisë civile e që për mendimin tim janë duke u tregu tepër të anshëm dhe delikate si është ADN-ja”, ka thënë ai.

“ADN-ja që është bërë është thirr direkt në mbetjet e granatës që ka ra, që është hedhur në Kuvendin e Kosovës... Nëse nuk është gjetur ADN-ja në të, kjo nuk do të thotë që nuk është kryer vepra prej atyre njerëzve”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...