26 Janar 2017 - 20:27
Kjo u bë nga mbrojtja e aktivistëve të LVV-së, të akuzuar për veprën penale të terrorizmit, e që ka të bëjë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar.
Gazetari, Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka hedhur mundësinë e kërkesës për largim të tërë Prokurorisë Speciale duke thënë se shihet se mbrojtja nuk ka njohuri për ligjin.
“Kërkesa për përjashtimin e prokurorit, nuk e di sa kanë prova për ta kërkuar atë. Por për ta kërkuar largimin e Prokurorisë Speciale shihet se mbrojtja nuk ka fare njohuri për ligjin në Kosovës. Vepra penale e terrorizmit është kompetencë e rezervuar për Prokurorinë Speciale”, ka thënë Kajtazi.
Mund të kërkohet përjashtimi por jo i gjithë Prokurorisë, thotë ai.
Tutje Kajtazi thotë se të gjitha deklaratat e dëgjuara nga ky subjekt kanë ngjyrim politik.
“E kam dëgjuar Molliqajn duke u munduar t’i bëjë jokredibilë dëshmitarët duke thënë se janë shitës ambulantë dhe nuk i paguajnë taksa shtetit”, ka thënë ai duke shtuar se janë argumente të cilat nuk qëndrojnë dhe si të tillë nuk i bën jokredibilë për të qenë dëshmitarë të ndonjë rasti.
Ai tutje shpjegon se kush sipas ligjit mund të lirohet nga të qenit dëshmitar.
“Ata janë dëshmitarë të cilët prokuroria e mbështet akuzën përpos provave tjera, për të cilët thotë se ua kanë shitur telefonin”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...