26 Janar 2017 - 20:17
Këtë për Rubikon të KTV-së e potencoi gazetari Vehbi Kajtazi duke folur edhe rreth një kërcënimi të lëshuar nga një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosja.
“Një djalë të një fshati të Klinës i cili në gusht të vitit të kaluar dërgon një kërcënim nëpërmjet Facebookut, përmbajtja e fjalëve është serioze, kundër djalit të kryeministrit Mustafa, Besnikut dhe ministrit të Punës, Arban Abrashi. Kërcënimi ndaj ministrit ka qenë që kur vjen Vetëvendosja në pushtet kemi me ju nxjerrë zvarrë te semafori dhe me ju djegë të gjallë”, ka thënë Kajtazi.
“Për vepra të tilla, kanosje të tilla, sado që mund të jenë serioze nuk janë arrestuar asnjëherë, kam mijëra raste”, shtoi tutje ai.
Kajtazi përmend edhe rastet gjyqësore në kohën e hedhjes së gazit lotsjellës, për çka thotë se varet një zell i Prokurorisë e Policisë për tu marrë me aktivistët e LVV-së.
“Duke u nisur prej këtyre fakteve prokuroria është treguar goxha e zellshme për t’u marrë me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Jo pse nuk duhet të merren me ta sepse në çdo aktivitet të tyrin këta bëjnë vepra penale, dëmtojnë prona, lëndojnë njerëz”, ka thënë Kajtazi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...