Foto ilustrim

Korrupsioni po pengon përmirësimin e cilësisë së arsimit

26 Janar 2017 - 19:48      

Korrupsioni në sistemin e arsimit në Kosovë po e pengon në masë të madhe përmirësimin e cilësisë në këtë sektor.

Kështu është thënë në një konferencë të organizuar nga zyra e BE-së në Prishtinë në bashkëpunim me institucionet vendore.

Për të përmirësuar këtë gjendje, është lansuar edhe projekti nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i, objektivi i të cilit është forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë.

Zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së, Libor Chlad, tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë treguesi më i mirë për përfshirjen e korrupsionit në sistemin arsimor.

Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, tha se MASHT-i është i përkushtuar që ta përmirësojë këtë gjendje.

“Konsiderojmë se luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i tij në sistemin e arsimit të lartë mund të bëhet vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit, transparencës së proceseve, si dhe të llogaridhënies në institucionet publike dhe institucione të tjera të arsimit të lartë”, u shpreh Krasniqi.

Ky projekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...