26 Janar 2017 - 19:23
Njëra shoqatë, që i përfaqëson një pjesë të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, ka bërë analiza të produkteve të tri kompanive vendore lidhur me sasinë e përdorur të vajit të palmës, raporton KTV.
Analizat janë bërë në Fakultetin e Veterinës në Shkup, ku tregojnë sasinë e vajit të palmës të përdorur në disa prej prodhimeve të këtyre kompanive vendore.
Ramadan Memaj, që vazhdon të jetë në krye të shoqatës, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa, pasi me këtë veprimtari po mbyllen fermat.
Memaj nuk e ka mohuar që kjo është bërë në shenj hakmarrje për shkak të largimit të tyre nga kjo shoqatë. Por kjo shoqatë ka dy kryetarë dhe Gani Durmishaj hedh poshtë të dhënat e prezantuara nga Memaj.
Përveç kësaj, ai ka thënë se shoqata nuk ka të drejtë të bëjë analiza, por Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë.
Derisa shoqata funksiononte si duhet, kishte mbajtur disa protesta, duke kërkuar nga institucionet që të mos e lejojnë shitjen e prodhimeve me vaj palme në të njëjtin vend ku shiten prodhimet e qumështit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...