Aparatura për rrezatim në Onkologji – jashtë funksionit [video]

26 Janar 2017 - 20:17      

Për rreth një javë, aparaturat për rrezatim në Institutin e Onkologjisë kanë dalë jashtë funksionit. Pacientët, të cilët kanë pasur termine për të kryer shërbime në radioterapi, janë detyruar që të kthehen prapa pa kryer punë.

Drejtues të këtij shërbimi kanë thënë se për shkak të problemeve me energjinë elektrike, kanë punuar disa ditë me kapacitete të limituara, e ditët e fundit e kanë ndërprerë në tërësi punën, raporton KTV.

Ndërkohë, drejtoria e SHSKUK-së ka njoftuar se operatori ekonomik, me të cilin ka kontratë QKUK-ja, është duke punuar për t’i sanuar defektet derisa pret që në javën e ardhshme problemi do të evitohet.


Aparatura për rrezatim në Onkologji – jashtë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...