“Për financat e partive s’kryen punë auditimi, duhet hetim i pavarur” [video]

26 Janar 2017 - 19:14      

Gjatë vitit 2016, subjektet politike përfituan nga shteti mbi 4 milionë euro.

Por me ndryshimin e amendamentit për përqindjen e ndarjes së buxhetit nga 0.17 në 0.34 për qind, kjo shumë edhe mund të rritet deri në 8.4 milionë euro, raporton KTV.

Deri tash, përveç Vetëvendosjes dhe AAK-së, partitë tjera nuk tregojnë burimet e financimit.

Madje dy partitë në pushtet, PDK-ja e LDK-ja, nuk kanë as faqe zyrtare, ashtu siç e parasheh ligji për financimin e subjekteve politike.

Publikimi dhe mospublikimi i financave të partive politike ka ngjallur akuza dhe kundër-akuza mes anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Reaguan edhe anëtarët e Komisionit nga radhët e koalicionit qeverisës, PDK-së dhe LDK-së.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se mospublikimi i financave nga partitë politike po bëhet qëllimshëm. Thonë se edhe kur të bëhet auditimi i subjekteve politike, nuk do të bëhen publike të gjitha mënyrat e financimit. Sipas tyre, për financat e partive nuk kryen punë auditimi, duhet hetim profesional e i pavarur

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje u premtoi shefave të misioneve të BE-së në Kosovë se kjo parti shumë shpejt do t’i bëjë publike financat e saj.


“Për financat e partive s’kryen punë auditimi... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...