Gjeodetët të brengosur që u përjashtuan nga “matja e territorit”

26 Janar 2017 - 19:06      

Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës ka reaguar ndaj përbërjes së Komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.

Në reagim, shoqata shpreh brengosjen e vet për mospjesëmarrjen në këtë komision të përfaqësuesit të katedrës së Gjeodezisë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë.

Sipas shoqatës, katedra tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procedimin e të dhënave.

Kjo shoqatë, në reagimin e saj, thotë se mospërfshirja e katedrës, e cila është më kompetentja për matje gjeodezike, zvogëlon profesionalizmin e punës së komisionit të themeluar nga Qeveria e Kosovës, që do të merret me matjen e territorit të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...