Ka shumë fusha ku bizneset nga Kosova e Shqipëria mund të përfitojnë shumë

26 Janar 2017 - 17:25      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas njoftimit nga zyra e ministres Bajrami, temë diskutimi ishte rritja e koordinimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Minxhozi lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në vend. Ajo tha se Qeveria e Kosovës po vazhdon me ritëm të lartë ndërmarrjen e reformave strukturore ekonomike të cilat kanë në qendër të vëmendjes lehtësimin e punës së bizneseve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Bajrami shtoi se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet sepse ka fusha të shumta në të cilat bizneset nga të dyja vendet mund të përfitojnë shumë.

“Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi e falënderoi Qeverinë e Kosovës për angazhimet e deritashme dhe shprehu gatishmërinë e plotë të Republikës së Shqipërisë për të çuar përpara agjendën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...