26 Janar 2017 - 16:49
Në një artikull të gjatë autorial, në cilësinë e kreut të LB-së, në numrin e sotëm të Kohës Ditore, Murati ka shkruar rreth “raporteve Kosovë-Serbi: përpjekje për të dalë nga kornizat (pakoja)”.
“Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, por dialogu duhet të jetë thjesht vetëm politik dhe në të nuk do të duhej të diskutohej për çështje teknike pa u zgjidhur problemet politike”, ka thënë ndër të tjera Murati, përcjell Koha.net. “Është jetike për Kosovën dhe funksionalitetin e saj që në bisedimet me Serbinë të shtrohet çështja e Kosovës Lindore, përkatësisht e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të kërkohet zgjidhje reciproke me tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin-Potokun”, ka shtuar më tej ai.
Në këtë artikull, të cilin mund ta lexoni të plotë në numrin e sotëm të Kohës Ditore, Murati e ka ndarë në tre pjesë: “Lufta e përmasave të gjera në këto rrethana, e pamundur”, “Destabilizimi i Kosovës - qëllim i përhershëm i Serbisë”, si dhe “Zgjidhja: një platformë për bisedime që do të bazohej në reciprocitet deri në ridefinim të kufijve”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...