26 Janar 2017 - 16:24
Në Ipeshkvinë e Kosovës, u shtjellua porosia e Papës për paqe, si linja e vetme dhe e vërtetë e përparimit. Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, që ishte panelist, tha se Papa Françesku ka përkujtuar dy luftërat botërore të shekullit të kaluar që kanë sjellë shkatërrim e vdekje, pasoja që kanë arritur edhe në ditët e sotme me një numër të madh konfliktesh.
Ndërsa publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi foli për Kosovën, vitet e paraluftës dhe pas saj. Foli për paqen që duhet të arrihet me Serbinë.
Tha se për shtatë vjet u zhvillua një dialog i quajtur i paqes, por një pjesë e qytetarëve nuk jetojnë në paqe.
“Mjafton një incident si ai i trenit rus, e të ndizet ndjenja e pasigurisë, e paralajmërimit të dhunës”, tha Surroi.
Ai kujtoi se në shtatë vjet të dialogut, kohë e gjatë u harxhua për targat e automjeteve, por as edhe një ditë e vetme, sipas tij, nuk u harxhua për të zhdukurit, për të vrarët në luftë dhe për përgjegjësinë për këto vdekje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Surroi: Mjafton një “tren rus” që të ndizet... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...