Thaçi akuzohet nga Beogradi për “mos mbajtje të fjalës”

26 Janar 2017 - 15:30      

Kryeministri i Serbisë e ka akuzuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi për”mos mbajtje të fjalës”, transmeton Koha.net.

“Thaçi s’e ka mbajtur fjalën as dy minuta” citon “Poltiko” të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit në Bruksel Thaçi kishte thënë se “mendoj se liderët e Serbisë kanë filluar ta njohin Kosovën” dhe se “Kosova thirrjeve të Serbisë për luftë u është përgjigjur me paqe”.

"Kjo deklaratë tregon se (ata) nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të mbanë fjalën më shumë se dy minuta. Ata nuk bëjnë asgjë në përputhje me atë që jemi marrë vesh”, ka thënë ndër të tjera kryeministri serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...