26 Janar 2017 - 15:00
Anëtarët e këtij komisioni janë mbledhur sot në orën 13:00 për të diskutuar lidhur me projektligjin e ri për RTK-në, ndërkohë që mediet nuk janë lejuar për përcjelljen e këtij aktiviteti, ashtu sikurse edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së.
Sindikata e konsideron të papranueshëm jotransparencën dhe debatin e mbyllur institucional lidhur me Transmetuesin Publik në vend. Ky veprim është cenim i të drejtës së publikut për të qenë i informuar lidhur me Mediumin Publik, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve.
SPRTK konsideron se diskutimet e mbyllura dhe jotransparenca e bëjnë edhe më të vështirë situatën brenda institucionit.
RTK ka një kohë të gjatë që po përballet me parregullësi dhe probleme të mëdha financiare dhe ligjore si pasojë e keqmenaxhimit. Madje së fundi, të punësuarit e RTK-së, janë alarmuar edhe për vonesën e pagave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...