Angazhim institucional për strehimin viktimave të trafikimit

26 Janar 2017 - 14:33      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dje dhe sot ka zhvilluar takime pune me z. Atsuki Takahashi, zyrtar për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në takime Abrashi prezantoi angazhimet institucionale në ofrimin e shërbimeve ndaj viktimave të trafikimit dhe së bashku më z. Takahashi dhe zyrtarë tjerë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vizituan Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, strehimore e cila strehon raste të trafikimit me nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë, si dhe viktima të trafikimit në cilësinë e dëshmitarit.

Abrashi gjithashtu njoftoi edhe me bashkëpunimin e Ministrisë me sektorin e shoqërisë civile, përmes së cilit ofrohen shërbime shtesë për këto kategori, veprimet e ndërmarra nga Ministria, sikurse licencimi i ofrueseve të shërbimeve sociale, ngritja e kapaciteteve dhe programet e ri-integrimit dhe qëndrueshmëria financiare.
Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësoi angazhimet e Ministrisë ndaj kësaj kategorie dhe u zotua në bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...