26 Janar 2017 - 14:30
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Eduard Halimi, në fjalën e tij tha se beteja për reformën zgjedhore nuk është betejë për pushtet, por për qytetarët, që vota e tyre të lexohet drejt.
“Koha për reformën zgjedhore ngushtohet çdo ditë dhe votimin e numërimin elektronik ju ftoj ta bëjmë sot, kur ju jeni në pushtet dhe ne në opozitë”, ju drejtua Halimi deputetëve të maxhorancës.
“Nuk mund të ketë zgjedhje normale nën hijen kërcënuese të korrupsionit elektoral, tha Halimi. Pretendimi i maxhorancës, vijoi ai, se koha është e pamjaftueshme për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, është vetëm një alibi për t’i ikur misíonit të vështirë dhe përgjegjësisë.
Jemi të gatshëm të diskutojmë me palën tjetër dhe ndërkombëtarët për votimin elektronik, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme, përfundoi Halimi, fjalën e tij.
Ruçi:Kërkesa e PD-së, alibi
Në reagimin e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i kërkoi deputetëve të opozitës që të mos bëjnë fushatë me kërkesën e votimit elektronik, të cilën e konsideroi një alibi të saj.
“Nëse keni vërtet shqetësim për votën në zgjedhje, hajde të implementojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Jua përsëris, nëse ndërkombëtarët e japin miratimin dhe marrin gjithë përgjegjësitë për këtë, sepse kjo është zgjidhja, ne do te jemi plotësisht dakord”, u shpreh Ruçi.
Betohen deputetët e rinj, Zejno dhe Çelaj
Edmond Zejno dhe Flamur Çelaj u betuan të enjten në Kuvend si deputetët më të rinj të parlamentit shqiptar. Ata zëvendësuan në këtë detyrë dy deputetë të qarkut të Vlorës, Dashamir Tahiri i PD-së dhe Shkëlqim Selami i LSI-së, të cilëve KQZ iu hoqi mandatin e parlamentarit, pas kërkesës së Prokurorisë.
Pas leximit të tekstit të betimit nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deputetët Zejno dhe Çelaj u ftuan të përsërisin betimin sipas rregullores parlamentare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...