Vjet në Kosovë në vendin e punës vdiqën 9 persona

26 Janar 2017 - 13:25      

Në vitin 2016 në vendin e tyre të punës humbën jetën 9 persona, shumica e tyre në ndërtimtari, raporton KTV.

Kështu bëri të ditur kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, gjatë një konference për media, ku shpalosi punën që ky institucion ka realizuar në vitin 2016.

Ai tha se në vitin e kaluar kanë realizuar më shumë se 7 mijë inspektime, ndërsa kanë shqiptuar 128 gjoba.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bëri të ditur se do të bëjnë unifikimin e pagave minimale.

Ndërsa, shtoi se kompanitë të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë, do të jenë të detyruar të kenë një person të certifikuar nga Ministria, i cili do të kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...