26 Janar 2017 - 12:16
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Civici ka thënë se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona duhet të synojë të prodhojnë më shumë politika e strategji të përbashkëta zhvillimi. “Duhet pranuar se shpesh këto mbledhje kanë më shumë dekorin e fasadës dhe marketingut politik sesa përmbajtjen e politikave ekonomike e tregtare të përbashkëta të avancuara”, është shprehur Civici.
Ai ka thënë se marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve kanë një rritje modeste. “Që nga fillimet e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si shtet i lirë, marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare kanë ardhur në rritje, por gjithsesi mbetet rritje modeste. Por, arsyeja më shqetësuese qëndron në faktin se vlera e këtyre shkëmbimeve tregtare është e ulët, dhe po të shkojmë akoma më tej në analizën e produkteve të shkëmbyera, rezulton se ato dominohen nga produkte bazë lëndë të para, materiale të papërnuara ose ushqime, të gjitha me vlerë të shtuar të ulët”, është shprehur Civici.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...