Ish-ministri i Kosovës Jabllanoviq dorëhiqet nga pozita në Serbi

26 Janar 2017 - 10:48      

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punës të Serbisë, Aleksandar Jabllanoviq, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të keqpërdorimit të automjetit zyrtar.

Medeit e Beogradit raportojnë se ministri i Punës, Aleksandar Vulin, ka miratuar dorëheqjen e tij.

Aleksandar Jabllanoviq më herët ka qenë ministër në Qeverinë e Kosovës, të cilin e shkarkoi kryeministri Isa Mustafa, pas protestave të qytetarëve për fyerjen që ua bëri nënave gjakovare, të cilat kërkonin drejtësi për fëmijët e tyre të vrarë nga forcat serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë, - transmeton Koha.net.

Ministri Vulin ka sqarua se Jabllanoviq ia kishte vënë në dispozicion veturën e Ministrisë së Punës personave që nuk kanë pasur të drejtë ta përdornin.

Dje mediat serbe raportuan për arrestimin e vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, Marko Jabllanoviqit, pasi në veturën e Ministrisë serbe të Punës, që ai po e voziste, ishte gjetur drogë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...