Nikoliq e paska pyetur Thaçin: Sa e ke të lartë murin përreth shtëpisë

26 Janar 2017 - 09:30      

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq sot ka zbuluar një dialog që sipas tij, e paska pasur të martën e shkuar gjatë takimit në Bruksel, transmeton Koha.net.

Ai , sipas portalit ‘blic” të Beogradit, duke folur rreth murit në Mitrovicë e paska pyetur Thaçin: Sa është i lartë muri rreth shtëpisë tënde? Tri metra? E pse atëherë të pengon muri i lartë 80 centimetra, mur kaq të vogël nuk ke parë në jetën tënde”.

Nikoliq ka theksuar se mbështetja kryesore e presidentit kosovar ka qenë, siç ka saktësuar ai, “ja, e sheh, këtu është Bashkimi Europian, kurrë nuk do të mund të hyni në të, nëse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës”.

Kryetari serb ka akuzuar shqiptarë e Kosovës për “mashtrimin” që gjoja ia kanë bërë Beogradit lidhur me formimin Asociacionit të Komunave serbe dhe për murin që sipas tij ka qenë në marrëveshje.

Në fund Nikoliq ka thënë se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës pas takimet në Bruksel u ndanë me premtimin se do të bëjnë çmos që në Kosovë të ketë paqe dhe se “nuk shtrohet pyetja do të ketë apo jo luftë" duke u kërcënuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...