Federata Hebraike në Florida nderon Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

26 Janar 2017 - 09:06      

Tiranë, 26 janar – Federata Hebraike në Sarasota-Manatee, Florida ka vendosur ta përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke nderuar Shqipërinë për këtë akt të madh human.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber do të jetë e ftuara kryesore në një veprimtari kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që mbahet në Sarasota, Florida, nga Federata Hebraike në Sarasota-Manatee.

Pjesëmarrësit që do të mblidhen në Beatrice Friedman Theater, do të mund të ndjekin filmin “Rescue in Albania” (Shpëtimi në Shqipëri), një dokumentar kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas rrëfimeve të atyre që mbijetuan.

Përveç fjalës kryesore nga Ambasadorja Faber, do të ketë edhe argëtim me valle tradicionale shqiptare nga grupi i vallëzimit “Shqiponjat” në Tampa, që sponsorizohet nga Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare në Tampa, Florida.

Siç dihet Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku gjatë pushtimit fashist e nazist nuk u dorëzua asnjë hebre dhe ku numri i hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se ai përpara saj.

Veprimtaria do të zhvillohet më datë 29 janar ora 15:00 në Beatrice Friedman Theater.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...