“Trump lavdëron serbët, pret takim me Vuçiqin”

26 Janar 2017 - 08:35      

Mediet serbe vazhdojnë t’i vardisen kryetarit të ri të SHBA Donald Trump, transmeton Koha.net.

Një hap më larg në këtë drejtim e ka bërë sërish portali “Kurir”.
Kjo gazetë online, pasi ditë më parë kishte njoftuar se kryetari rus Putin e ai amerikan Trump gjoja do të takohen në Beograd, sot ka zbuluar se Donald Trump ka shfaqur dëshirë që të takohet me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Të pakën, sipas këtij portali, kështu ka thënë ambasadori i Serbisë në Washington Gjergj Matkoviq.
Matkoviq, në bisedën për “Kurir”in ka theksuar se presidenti i SHBA Donald Trump u ka dërguar një mesazh serbëve : “Ju jeni popull i mrekullueshëm“!

Shefi i Shtëpisë së Bardhë paska thënë kështu gjatë takimit me ambasadorin e Serbisë duke shtuar se “është i mrekulluar me popullaritetin që e ka në Serbi” dhe njëkohësish ka shfaqur shpresën e dëshirën për një takim me kryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq.

Madje Trump paska kërkuar që Matkoviq që t’ia organizojë takimin me kryeministrin e Serbisë.

Serbia shpreson të ketë përfitime për Kosovën në rast përmirësimi të marrëdhënieve SHBA- Rusi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...