Mustafa: Takime më të shpeshta me Serbinë, i radhës në fillim të shkurtit

26 Janar 2017 - 08:09      

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.

Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Isa Mustafa për transmetuesin publik.

Ai ka thënë se dialogu ne mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe sipas Kryeministrit Mustafa takimi i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Mustafa gjithashtu duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaft i vështirë duke e pasur parasysh edhe situatën e fundit që ka ndodhur.

Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...